Aktiviteti fizik mbart një rëndësi të madhe në jetën e çdo individi.Ashtu siç edhe filozofi i njohur Plato thekson:“Në mënyrë që njeriu të ketë sukses në jetë, atij iu dhanë dy mënyra, edukimi dhe aktiviteti fizik. Jo veçmas, një për shpirtin dhe tjetri për trupin, por për të dy bashkë. Me këto mjete, njeriu mund të arrijë përsosmërinë.” Me qëllim për të shtyrë përdorimin e aktiviteteve fizike tek nxënësit, shkolla jonë iu mundësoi atyre shëtitjen me biçikleta, një mënyrë e dobishme për të ushtruar sadopak aktivitet fizik si dhe për të kaluar një pasdite ndryshe.