Politika e video survejimit (CCTV)

 

Aplikimi i sistemit të video survejimit (CCTV)  në godinat e Fondacionit “Gulistan” dhe përpunimi i të dhënave personale nëpërmjet këtij sistemi të bëhet në përputhje me:

  • Ligjin nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar
  • Ligjin nr. 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike
  • Udhëzimin e miratuar nga Komisioneri nr. 46, datë 26.03.2017 “Për përcaktimin e nivelit të sigurisë për përpunimin e të dhënave personale nëpërmjet sistemeve të sigurisë”, në zbatim të ligjit nr. 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike
  • Udhëzimi nr 134/ 2017 “Për përcaktimin e nivelit të masave shtëse të sigurisë dhe llojin e masave që duhet të marrin  subjektet në varësi të aktivitetit apo vlerësimit të rrezikut si dhe procedurat e njoftimit të tyre

Në kuadër të detyrimeve ligjore shoqëria monitoron me kamera CCTV me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe, në mënyrë të pandërprerë vetëm imazhet që kanë lidhje me qëllimin e përcaktuar në legjislacionin në fuqi. Të dhënat e mbajtura me anë të sistemit të video survejimit ruhen për një periudhe kohore prej 60 ditësh, dhe pas kalimit të kësaj periudhe, të dhënat fshihen. Aksesi i pamjeve të regjistruara është i kufizuar vetëm për personat e autorizuar.

Në çdo ambjent, objekt apo zonë ku janë të instaluara kamera vezhgimi, është vendosur në mënyre të dukshme tabela informuese, sipas përcaktimeve të udhëzimit 46 nga Komisioneri për të  drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Fondacioni “Gulistan” vendos në dispozicion pamjet vizive ose të dhënat e tjera, që përfitohen nga përdorimi i masave shtesë të sigurisë, me kërkesë të Policisë së Shtetit ose organeve të drejtësisë, vetëm për nevoja hetimi, bazuar në Kodin e Procedures Penale dhe në legjislacionin në fuqi.

Sistemi i videosurvejimit nuk mund të ndërhyjë dhe të cënojë jetën private të studentëve, personelit akademik dhe administrativ si dhe të individëve të tjerë.

Është e ndaluar mbikqyrja me kamera si dhe regjistrimi i imazheve në ambiente private, ambiente sanitare, në dhomat e zhveshjes etj.

Të gjitha kamerat janë të vendosura dhe të pozicionuara në një mënyrë të tillë që këndi i vrojtimit mund të filmojë pamje brenda qëllimit për të cilin është instaluar sistemi dhe  nuk mund të filmojnë  imazhe nga ambiente të cilat nuk përputhen me qëllimin e mbikqyrjes.

Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave, kur vëren se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, nuk janë të vërteta, të plota ose janë pëpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe nënligjore nëpërmjet një kërkese me shkrim.

 

Për informacione të mëtejshme mund të kontaktoni në adresën e-mailit info@gulistan.edu.al  ose në adresën Rr. Frederik Shiroka, Nd.7, H.1 Nj.Bashk.7, K.P 1023, Tiranë/ Shqipëri.