Përfshirja e prindërve në procesin e edukimit te nxënësve jo vetëm që rrit performancën akademike, por gjithashtu ka një ndikim pozitiv në qëndrimin dhe sjelljen e tyre. Në kuadër të forcimit të kësaj marrëdhënie me qëllim suksesin e nxënësve, shkolla jonë organizoi takimin e parë me prindërit e nxënësve të klasave të 10-ta. Gjatë këtij takimi, prindërit u informuan në lidhje me programet, aktivitetet, klubet si dhe me ecurinë e fëmijëve të tyre deri më tani. Pas seancën informuese, prindërit iu bashkuan koktejit të organizuar ku patën mundësinë të bisedonin me mësuesit. Urojmë që ky bashkëpunim prindër – shkollë të jetë sa më i frytshëm në suksesin e nxënëseve tona!