Klasa e 10-C prezantoi projektin e gjeografisë me temë “Toka, planeti ynë dinamik” me nje gamë te gjerë informative dhe konstruktive. Puna dhe përkushtimi i nxënësve ishte i reflektuar ne punimet e ndryshme te pasqyruara ne korridoret e shkollës.
Mes shumë punimesh të mira, më të spikaturat ishin maketet shumëngjyrëshe të përgatitura me kujdes deri në detaj.
Nuk munguan as eksperimentet apo punimet elektronike. Aktivitete të cilat e pasuruan edhe më shumë këtë aktivitet.
I përgëzojmë vajzat për punën e bërë.