Në datën 11 Maj 2019 në ambientet e Kompleksit Turgut Özal u zhvillua Olimpiada e Cogitos. Kjo olimpiadë zhvillohet midis kolegjeve Turgut Özal, Mehmet Akif dhe Hasan Riza Pasha. Nxënësit e përzgjedhur nga çdo shkollë konkurruan me njëri tjetrin në lëndët Fizikë, Kimi, Biologji, Anglisht dhe Kompjuter. Puna e palodhur e nxënëseve dhe mësuesve të shkollës sonë u kurorëzua me sukses me fitimin e shumë medaljeve ari, argjendi dhe bronzi. Edhe këtë vit, nxënëset tona na kanë bërë të ndihemi krenarë për arritjet e tyre në këtë olimpiadë dhe shumë të tjera. Ju urojmë nxënëseve suksese të mëtejshme në punën e palodhur drejt suksesit.