Marrëdhënia prindër – mësues është ura kryesore e suksesit të nxënësve. Sa më e rregullt të jetë kjo urë aq më e sigurt bëhet për nxënësit kalimi me hapa të sigurt.
Shkolla jonë i ka dhënë gjithmonë një rëndësi të madhe krjimit të një marrëdhënie të ngushtë mes prindërve dhe shkollës dhe kjo vërtetohet dhe me mbledhjet që zhvillohen shpesh. Sot, në kuadër të formimit të kësaj ure u zhvillua një takim me prindërit e klasave të 10-ta ku familjarët u prezantuan fillimisht me shkollën, aktivitet dhe veprimtaritë që shkolla organizon. Pas prezantimit u zhvillua një koktej ku prindërve iu dha mundësi të bisedonin me mësuesit përkatës të fëmijëve të tyre. Ky ishte një aktivitet frytdhënës ku përveç marrjes së informacioneve të ndryshme, prindërit ndanë me ne sugjerimet e tyre në lidhje me tema të caktuara.