Me fillimin e vitit tё ri shkollor jane maturantёt ato qё e ndjejnё mё shumё presionin e mёsimeve si dhe te ardhmes. Cdo ditё e mё shumё e gjejnё veten nё dilemё zgjedhjesh pasi secila dёshiron ti krijojё vetes njё tё ardhme sa mё tё artё qё tё kthehet ne shpresё jo vetёm pёr veten e saj por edhe pёr komunitetin. Seminari i rradhёs i mbajtur nga Erblin Jaku, Erlinda Koci dhe Kristina Gjoka ishte nё lidhje me mundёsite e studimit jashtё vendit si dhe kriteret dhe afatet pёr aplikimet. Ndёr vendet kryesore qё u pёrmendёn ishin Amerika, Anglia, Gjermania si dhe shtete tё ndryshme Europiane tё cialt ofrojnё edukim dhe mundёsi studimi pёr tё gjithё studentёt duke iu mundёsuar atyre edhe bursa tё ndryshme merite apo nevoje. Gjatё seminarit u prekёn pika tё rёndёsishme te cilat terhoqёn vemendjen e nxёnёsve tё cilat e pasuan atё me pyetje tё ndryshme nё lidhje me degёt, universitetet dhe mundesitё qё ato ofrojnё pёr tё gjithё. Falenderojmё Erblin Jakun, Erlinda Kocin dhe Kristina Gjokёn pёr informacionet e tyre tё vlefshme.