Poezia është padyshim përjetim. Këtë herë ky përjetim u soll nga vajzat e Kolegjit me emocion të madh duke recituar poezi të ndryshme të cilat fillonin nga poezitë patriotike, ato për nënën, fëmijërinë, etj. Ky konkurs u shoqërua me shumë emocion e herë-herë me lot. Pjesëmarrja ishte e konsiderueshme nga të treja paralelet. Si cdo konkurs tjetër nuk mungoi edhe mbështetja nga shoqet e tyre të cilat iu gjenden afër konkurenteve me brohoritje e duatrokitje të pafund. Ju urojmë suksese të mëtejshme të gjitha vajzave!