Në sipërfaqe, udhëtimi ka të bëjë me të vizituarit e vendeve të reja dhe të largimit nga përditshmëria. Por nën të është edhe më shumë, hap horizontin për të përjetuar kultura, kuzhina dhe peizazhe krejtësisht të ndryshme.

Nxënësit e klasës së 10-të të shkollës së mesme jopublike “Mehmet Akif” (VAjza) i kaluan disa momente fantastike gjatë udhëtimit 5 ditor në Budapest dhe Vjenë. Nxënësit vizituan disa pika të caktuara turistike dhe u kthyen pasi kaluan pjesën më argëtuese të udhëtimit në parkun e lojërave.