Përtej mirëmbajtjes së ambjenteve të shkollës, është e rëndësishme dhe mirëmbajtja dhe pasurimi i ambjenteve përreth nesh. Duke konsideruar rëndësinë që rinia ka në përmirësimin e gjendjes së mjedisit tonë, vajzat e klasave të 10-A dhe 11-A të kolegjit tonë në bashkëpunim me Ecovolis për dy ditë me rradhë mbollën fidanë pemësh në liqenin e farkës duke shtuar kështu gjelbërimin e atij ambjenti aq relaksues dhe oksigjen-prodhues. Pas mbjelljes së pemëve, aktiviteti vijoi me shëtitjen e një pjesë të bulevardit me bicikleta duke promovuar kështë dëshirën dhe energjinë që ata reflektojnë në lidhje me një vend sa më të pastër e të zhvilluar!