Konkursi i fundit në disiplinat e Konkursit të Artit dhe Letërsisë që u zhvillua për të spikatur talentet e shkollës sonë ishte ai i këngës. Këngë të ndryshme shqiptare u performuan nga zëra që sollën plot emocion dhe shumë ndjenjë në sallë. Vlerësimi i konkurentëve u krye nga një juri e përbërë me katër anëtarë. Nuk mungoi as mbështetja e nxënësve prezent ndaj shoqeve të tyre duke iu dhënë kshtu kurajo dhe shtysë për një performancë sa më të arrirë. Ju urojmë suksese të mëtejshme të gjitha konkurenteve.