Nxënëset tona morën pjesë në World Scholar’s Cup nё Shkup, i cili ёshtё njё konkurs akademik ndёrkombёtar që pёrfshin disa kategori si: njohuri nga arti, letersia, historia, sociologjia, shkencat natyrore, ese dhe debate. Pёrvec njohurive nё fushat e lartpёrmenduara nxёnёsit u vlerёsuan edhe pёr aftёsitё komunikuese, kreativitetin, bashkёpunimin dhe tё menduarit kritik. Nxёnёset tona Adelajda Belba, Adriana Lamaj, Griselda Ramadani, Alessia Çerma, Eni Naska, Marsela Malaj, Anisa Meta, Oldea Mamo, Iva Ago, Bukurida Shqezi, Era Alcani, Sonila Shqezi e pёrfaqesuan denjёsisht shkollёn tonё si dhe gjithё Shqipёrinё nё kёtё konkurs duke u kthyer me 18 medalje ari, 22 argjendi dhe njё trofe duke u kualifikuar pёr nё roundin global ku marin pjesё shkollarёt mё tё mirё nga 70 shtete tё ndryshme tё botёs dhe festohet tё mёsuarit si njё qytetar global.