Rreth Nesh

Në qoftë se dëshironi të mësoni më shumë rreth nesh, jeni në vendin e duhur.

Lexoni sesi kemi arritur suksesin.

Misioni

Të nxjerrim në tregun e punës njerëz të aftë për t`u integruar në shoqëri, në çdo fushë të jetës mbi bazat e vlerave të dialogut, tolerancës dhe mirëkuptimit.

Të rinj të edukuar me frymën e respektit ndaj mendimeve, besimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme, të sigurt në arritjen e idealeve.

Të rrisim filiza të aftë për të përfaqësuar risitë dhe vlerat e Shqipërisë demokratike në arenën ndërkombëtare.

Të rrisim njerëz të ndjeshëm ndaj shqetësimeve të shoqërisë dhe të aftë për t`i dhënë zgjidhje problemeve të saj.

Vizioni



Në themel të arsimit tonë qëndron edukimi i të rinjve, socialë, të moralshëm, idealistë, të cilët tregojnë respekt ndaj çdo rryme dhe besimi.

Të edukojmë brezin e artë të së ardhmes, i cili do të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë në çdo vend dhe çdo kohë.




Parimet Tona

Realizimi i programit të miratuar nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë pa bërë asnjë dallim bindjeje, fetare, racore dhe gjinie.

Ofrimi i një mësimdhënieje me nivel të lartë akademik që përmbush të gjitha kërkesat e nxënësve.

Mësimi në nivel profesional i gjuhës angleze, turke dhe gjermane.

Zbatimi i teknologjisë bashkëkohore.

Praktikimi i teorive duke përdorur laboratorët me pajisje modern.

Historiku jonë

Me realizimin e marrëveshjes midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë dhe Fondacionit Arsimor “Gulistan” në gusht të vitit 1992 u bë e mundur hapja e shkollave tona. Në muajin shkurt të vitit 1993 u zhvillua ceremonia e hapjes së shkollës së mesme jopublike “Mehmet Akif” në të cilën ishte i pranishëm  Presidenti i atëhershëm i Republikës Turke, i ndjeri Z. Turgut Özal.
Në vitin 1994 shkolla e mesme jopublike “Mehmet Akif” transferohet në një nga godinat e Akademisë Ushtarake “Skënderbej” dhe prej shtatorit të 2005 është transferuar në godinën e tij aktuale. Qysh prej asaj kohe, me punën e çmuar edhe të palodhur të mësuesve edhe nxënësve, shkolla jonë arriti të fitojë simpatinë dhe interesin e popullit shqiptar. Nxënësit e shkollës sonë kanë arritur rezultate të larta brenda edhe jashtë Shqipërisë

Kurrikula jonë

Në shkollën tonë mësimi zhvillohet në dy gjuhë: anglisht dhe shqip. Si gjuhë të dyta janë Turqishtja edhe Gjermanishtja.
Në vitin e parë dhe të dytë të shkollës së mesme ndiqet një program i fokusuar mbi mësimin e gjuhës angleze si gjuhë e huaj e parë dhe turqishtja me gjermanishten si gjuhë të huaja të dyta me zgjedhje.
Në përfundim të vitit shkollor nxënësit kanë mundësi t’i shkruajnë edhe t’i flasin këto gjuhë në nivel profesional.
Është për t’u theksuar suksesi i arritur nga nxënësit tanë në provime ndërkombëtare si SAT, TOEFL, IELTS apo në provime të ngjashme të gjuhëve të huaja.
Pas këtij suksesi fshihet jo vetëm cilësia e arsimit, por edhe aftësia e popullit shqiptar në mësimin e gjuhëve të huaja.


Për më shumë detaje rreth kurrikulës tonë, klikoni këtu