Rregullat e pranimit dhe rregjistrimit në shkollën tonë

Zgjedhja e gjimnazit të duhur për fëmijën tuaj është ndër zgjedhjet më të rëndësishme për jetën e tij/saj. Ne jemi këtu për t’i dhënë fëmijës suaj një të ardhme të sigurtë dhe të suksesshme, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Për t’u bërë pjesë e familjes sonë të madhe dhe për të ecur së bashku drejt suksesit, hapat që duhet të ndiqni janë si më poshtë:

FAZA I- Regjistrimi për provim

Nxënësit pasi paraqiten pranë ambjenteve të shkollës drejtohen tek zyra e rregjistrimit, ku marrin një informacion të detajuar mbi arsimimin, metodat, ambjentet etj.

FAZA II - Provimi i përgjithshëm

Provimin e përgjithshëm është i detyrueshëm
Provimi zgjat 150 minuta.
Në provim përfshihen pyetje nga: logjika, matematika, gjuha dhe letërsia.
Ditën e provimit nxënësi duhet të jetë i pajisur me mjet identifikimi me fotografi, laps dhe gomë

Faza III- Shpallja e rezultateve

Rezultatet e provimit shpallen brenda një jave.
Këto rezultate i gjeni të afishuara në gazetë dhe në faqen e internetit të shkollës përkatëse.

Faza IV- Shpallja e datave të regjistimit

Regjistrimi është i ndarë në dy faza:
     1. Datat e regjistrimit për fituesit
     2. Data e regjistirmit për listën rezervë

Faza V- Regjistrimi pranë shkollës

Rregjistrimi në shkollë dhe firmosja e kontratës së shkollimit etj me prindërit e nxënësit.

Dokumentacioni

Shkolla 9-vjecare


Në bazë të Dispozitave Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar neni 22/3,4 :
      -Certifikata e lindjes së nxënësit
      -Dëftesë e risigluar e shkollës 9 – vjeçare (nga DAR/ZA përkatëse)
Në bazë të ligjit 15/2016 “Për Parandalimin dhe Luftimin e Infeksioneve dhe Sëmundjeve ngjitese”:
       -Vërtetim të vaksinave, marrë nga qendra shëndetesore/konsultori i fëmijës sipas vendbanimit përkatës.