Për studentet e kolegjit tonë,
Mbase kjo është fjalia më e dëgjuar nga ju por shijoni dhe ruani çdo moment të viteve të gjimnazit. Gjatë rrugëtimit tuaj akademik por dhe shoqëror në kolegj jeta e gjimnazit që mund të duket herë shumë e vështirë, herë jashtëzakonisht e bukur, vjen dhe graduimi.
Fundi i famshëm i 3 viteve përpjekjeje për të gjetur se ku përket ti me të vërtetë. Në jetë ne do të përjetojmë shumë gjëra “të fundit”. Ndeshjen e fundit në volejboll, olimpiadën e fundit, kërcimin e fundit të maturës. Nuk ka rëndësi çfarë bën, apo cilat janë gjërat që ti ke shumë pasion shanset që ato të jenë një nga herët e fundit janë të shumta.
Kjo nuk është diçka për tu frikësuar përkundrazi na kujton se në fund çdokush nga ne mbetet me kujtimet. Ndonjëherë thjesht shikoni njerëzit rreth jush, krijoni sa më shumë marrëdhënie me to pasi pikërisht me këta njerëz do të krijosh dhe albumin tënd të kujtimeve. Gjatë kërkimit për sukses të studiuarit shikojeni më shumë si një hap gjithmonë e më afër realizimit të ëndrrës tuaj dhe jo thjesht si pikë provimi. Pasi kam shumë besim se ëndrrat e secilës për të ardhmen e tejkalojnë rangun e pikëve përtej 100-shes.
Çdo ditë në kolegj nuk të përgatit për 24 orëshin e rradhës por për shumë vite në vazhdim. Mos harroni të mbushni sekondat me gjëra që me të vërtetë ja vlejnë. Saqë në fund kur të gjendeni përpara graduimit ashtu si unë dhe çdo vajzë e klasave të 12-ta të ecni në skenën e diplomimit të bindura plotësisht se “Unë dhashë maksimumin tim”.
Tematikat e diskutuara në senatin e shkollës
- Ndryshimet në programin e maturës
- Përmirësimin e ushqimit në mensë
- Rregullimi i sistemit të tre mujorit dhe organizimit të provimeve
- Organizimi i nismave në ndihmë të komunitetit që na rrethon dhe më gjerë
- Diskutim rreth çeshtjes së mbajtjes së telefonëve smart pas mbarimit të ditës mësimore
- Lejimi i veshjeve që nuk janë pjesë e uniformës gjatë dimrit apo ditëve të ftohta
- Regullimi i objekteve në konvikt dhe përmirësimi i kushteve