Konkursi Shkencor është një nga konkurset tradicionale që organizohet nga Instituticioni Arsimor “Gülistan” dhe “Turgut Özal” që nga viti 2003, ndërmjet nxënësve të klasave të 9-ta. Konkursi përmban 50 pyetje test nga lëndët e Matematikës, Fizikës, Kimisë, Biologjisë që studiohen në të gjitha shkollat publike dhe ato jopublike. Ky konkurs zhvillohet në rang kombëtar dhe ka kontigjent të caktuar për çdo qytet sipas numrit të shkollave. Çdo vit marrin pjesë afërsisht 200 nxënës nga 30 qytete të ndryshme. Përvecc kësaj për nxënësit që arrijnë rezultate të larta sipas kritereve të përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacionit Gülistan ofrojmë bursa studimi deri në 100 %. Nxënësit që marrin pjesë në konkurs shoqërohen nga inspektorët ose personat përgjegjës të caktuar nga Drejtoritë Rajonale Arsimore.

RREGULLA TË PËRGJITHSHME MBI KONKURSIN SHKENCOR

  1. Provimi është në gjuhën shqipe.
  2. Në konkurs marrin pjesë 12 nxënës nga ccdo qytet, përzgjedhja e të cilëve bëhet nga Drejtoria Arsimorë përkatëse e rrethit ku banon nxënësi.
  3. Pjesëmarrja është falas.
  4. Pyetjet e provimit përgatiten nga komisioni i formuar nga mësuesit e Institucionit Arsimor “Gülistan & Turgut Özal”.
  5. Pyetjet e provimit hartohen duke u mbështetur në programin mësimor të shkollave 9-vjeçare.