Gjatë viteve ky konkurs është zhvilluar gjatë muajit prill bashkë me konkursin e klasave të 9-ta (nënta). Nxënësit nga e gjithë Shqipëria regjistrohen për të marrë pjesë tek ky provim, duke dërguar një mesazh ose duke telefonuar në numrin e telefonit +355 69 72 24 082 ose në numrin fiks +355 42 23 48 95. Përmbajtja e mesazhit (në rast se vendosni të regjistroheni nëpërmjet mesazhit) duhet të jetë
- Emër / Mbiemër (i nxënësit/es që do të hyjë në provim)
- Klasa (që është momentalisht)
- Gjinia
- Shkolla (ku studion momentalisht)
- Qyteti ku jeton
- Një numër kontakti
Pasi të keni telefonuar ose dërguar mesazhin përkatës ju do t’ju vijë një mesazh konfirmimi tek numri që keni specifikuar si numër kontakti, në të cilin do t’ju thuhet vendi, dita dhe ora ku do të zhvillohet provimi.
Provimi i pranimit zhvillohet në të gjithë Shqipërinë (në qytetet kryesore) në të njëjtën ditë dhe orë. Për këtë arsye nxënësit pjesëmarrës janë të lirë të hyjnë në provim në atë qytet ku ata dëshirojnë. Pjesëmarrja në provim është PA PAGESE.
Provimi është në gjuhën shqipe dhe përmban pyetje nga Matematika, Fizika, Kimia, Biologjia, Letërsia, si edhe pyetje logjike. Shembuj testesh të rëna ndër vite mund t’i gjeni tek faqja zyrtare e kolegjeve tona www.gulistan.edu.al.
Rezultatet e provimit shpallen një jave pas testimit, ato mund t’i shihni ose në faqen tonë zyrtare www.gulistan.edu.al ose në gazeten Panorama.
Fituesit e shpallur janë të renditur në bazë të rendit alfabetik, kjo për arsye se fituesit kanë për të kaluar edhe një fazë tjetër testimi. Faza tjetër e testimit bëhet për nxënësit fitues të fazës së parë. Ata vijnë dhe akomodohen në ambjentet e shkollës sonë për një periudhë 10-ditore. Gjatë kësaj periudhe nxënësit njihen me ambjentet e shkollës sonë më nga afër, njihen me njëri-tjetrin duke zënë shoqëri të re, zhvillohet mësim si dhe aktivitete sociale. Në fund të periudhës 10-ditore nxënësit testohen edhe njëherë dhe në bazë të rezultatit të të dy provimeve shpallen nxënësit me bursë dhe ata me pagesë të plotë.
Pjesëmarrja në programin 10-ditor është e DETYRUESHME dhe PA PAGESË . Nxënësit fitues në fazën e parë dhe që nuk marrin pjesë në fazën e dytë eliminohen automatikisht.