Nxënësit nga e gjithë Shqipëria regjistrohen për të marrë pjesë tek ky provim, duke dërguar një mesazh ose duke telefonuar në numrin e telefonit +355 69 72 24 082 ose në numrin fiks +355 42 23 48 95. Përmbajtja e mesazhit (në rast se vendosni të regjistroheni nëpërmjet mesazhit) duhet të jetë
- Emër / Mbiemër (i nxënësit/es që do të hyjë në provim)
- Klasa (që është momentalisht)
- Gjinia
- Shkolla (ku studion momentalisht)
- Qyteti ku jeton
- Një numër kontakti
I njejti informacion jepet edhe në rast se vendosni të regjistroheni duke telefonuar në numrat e dhënë më lart.
Pasi të keni telefonuar ose dërguar mesazhin përkatës juve do t’ju vijë një mesazh konfirmimi tek numri që keni specifikuar si numër kontakti ku do t’ju thotë vendin, ditën dhe orën ku do të zhvillohet provimi.
Provimi i pranimit zhvillohet në të gjithë Shqipërinë (në qytetet kryesore) në të njëjtën ditë dhe orë. Për këtë arsye nxënësit pjesëmarrës janë të lirë të hynë në provim në atë qytet ku ata dëshirojnë. Pjesëmarrja në provim është PA PAGESE.
Provimi është në gjuhën shqipe dhe përmban pyetje nga Matematika, Fizika, Kimia, Biologjia, Letërsia, si dhe pyetje logjike. Shembuj testesh të rëna ndër vite mund t’i gjeni tek faqja zyrtare e kolegjeve tona www.gulistan.edu.al.
Rezultatet e provimit shpallen një jave pas testimit, ato mund t’i shihni ose në faqen tonë zyrtare www.gulistan.edu.al ose në gazetën Panorama..