Shkolla, p rveç të qenurit vendi ku thith dije, është në të njejtën kohë vendi ku kalojmë pjesën më të madhe të kohës. Për këtë arsye është e nevojshmë që ndonjëherë ti dhurojmë vetes një pushim relaksues për tu larguar sadopak nga rutina e përditëshme. Klasa e 11A organizoi një shëtitje në Strugë, Ohër dhe Shën Naum. Kjo shëtitje i ndihmoi vajzat të kalojnë një fundjavë ndryshe larg stresit dhe ngarkesës së mësimeve. Udhëtimi ishte lodhës por ajo që vihej re ishte argëtimi i vajzave ku nuk munguan fotot e shumta në vendet e ndryshme që vizituan duke i bërë kështu, këto momente të paharrueshme.