Kërkimi për talente të reja vazhdon rrugëtimin në Kolegjin tonë. Sot u zhvillua konkursi i vizatimit me temë “Kënga e Rinisë, Kënga e së ardhmes”. Në këtë konkurs morën pjesë nxënëse nga klasat e 10-ta, 11-ta dhe 12-ta ku derdhën në letër ndjenjat dhe frymezimin e tyre në lidhje me temën. Cdo punim përmban një simbol dhe kuptim të vecantë duke ju dhënë nxënëseve lirinë për të shprehur kështu pikëpamjet e tyre referuar rinisë. Duke i përgëzuar për cdo punim të tyrin, ju urojmë vajzave suksese të mëtejshme!