Në kuadër të muajit të letërsisë, shkolla jonë pati kënaqësinë të ftojë shkrimtarin e njohur Viktor Canosinaj në një bashkëbisedim me nxënëset e klasave të 11-ta dhe 12-ta. Nxënëset i drejtuan një shumëllojshmëri pyetjesh duke e bërë këtë bashkëbisedim sa interesant aq edhe frytdhënës i cili u shoqërua më pas me një panair të librave duke i dhënë mundësinë nxënëseve të njohin më nga afër veprat e tij.