Nxënëset e Kolegjit Mehmet Akif përfunduan aventurën e tyre të konkursit ndërkombetar Owlypia, i cili filloi në Shqipëri, me një garë globale të mbajtur në Universitetin Cambridge. Pas konkursit 4 ditor nxënëset u kthyen në shtëpi me 5 medalje ari, 9 medalje argjendi dhe 5 medalje bronxi. Përveç konkursit nxënëset zhvilluan edhe një tur në Cambridge dhe Londër, i cili ishte një fillim i bukur për pushimet e tyre.