![22](http://vajza.gulistan.edu.al/wp-content/uploads/2019/04/22.jpg)
“Nëna është një përkëdhelje e dëshiruar, një shikim i ëmbël, një buzëqeshje e ngrohtë, një yll që shkëlqen në qiell, një ëngjell i ardhur nga qielli, një diell që shkëlqen e ngroh tokën, një thesar i çmuar.”
Në kuadër të afrimit të festës së nënës, shkolla jonë organizoi një koktejl të shoqëruar me një program të organizuar nga vajzat tona. Programi u shoqerua me shumë emocione dhe ndjenja të papërshkruara si nga ana e nënave ashtu dhe nga nxënëset të cilat kishin thurur vargjet më të bukura posaçërisht për këtë ditë.