Struktura


STRUKTURA E SHKOLLËS:

Kolegji “Mehmet AKIF” Vajza përbëhet nga një ndërtesë pesë katëshe me mjedise komode, kushte bashkëkohore e optimale për zhvillimin e një procesi mësimor të suksesshëm.
Klasat janë të pajisura me sistem ngrohjeje dhe në muret e çdo klase ka pano dhe stenda, të cilat paraqesin punime të nxënseve në lëndë të ndryshme.
Në shkollën tonë ka klasa te posaçme me tabela elektronike dhe laboratorë te ndryshëm, si ai shkencor dhe i kompjuterit, ka gjithashtu dy salla multimedia dhe dy fusha sportive: një basketbolli, një volejbolli.
Në oborrin e shkollës ka ambjente të gjelbëruara dhe një çardak hijeshues dhe relaksues.