Matura 2016-2019 shёnoi finalizimin e tre vjecarit me njё mbrёmje simbolike diplomimi. Ceremonia u shoqёrua me kёngё, poezi, kёrcime tradicionale, pjesё nga momente tё vajzave gjatё kёtij 3vjecari si dhe fjalimet e tyre duke pёrshkruar kёshtu eksperiencёn e tyre plot me netё pa gjumё, mundim, orare tё zgjatura studimi, lot nё sy por me praninё e njёra tjetrёs ,vajzat theksuan se kёto momente u kthyen nё arritje, miqёsi dhe kujtime tё paharrueshme.

Sot, nuk pёrfundoi vetёm njё periudhё e jetёs sё tyre, por sapo hodhёn hapat drejt njё tё ardhme tё ndritur, tё mbushur me suksese tё vazhdueshme.

Ju urojmё maturanteve tona suksese te mёtejshme dhe miqёsi tё pandashme. Le tё jetё ky mbarim, fillimi i pёrmbushjes sё qёllimeve dhe ёndrrave tuaja!