Student Admission


INFORMACIONE MBI PRANIMIN DHE REGJISTRIMIN PRANË KOLEGJIT “MEHMET AKIF” (VAJZA)

  • Kolegji “MEHMET AKIF” (vajza) operon në Shqipëri që nga viti 1993, me performancë në rritje në fushën e arsimit duke bërë të mundur që interesi për shkollën tonë të jetë gjithashtu në rritje. Me moton “Cilësia në radhë të parë” ky institucion aplikon metoda efikase për evidentimin dhe përzgjedhjen e nxënësve më të mirë. Duhet theksuar se me anë të provimeve të përgjithshme pranuese, përkatësisht për nxënësit në klasat 8 dhe të 9, ofron zbritje nga tarifa e shkollimit në nivele të ndryshme për tre vite studimi për më të mirët.
  • Aplikantët mund marrin një informacion të pergjithshëm me anë të numri t tonë të telefonit apo dhe faqes sonë zyrtare të internetit dhe faqjes zyrtare në facebook. Të gjithë janë të mirëpritur në ambjentet e shkollës për të marrë një informacion më të detajuar mbi arsimimin, metodat që zbatohen dhe mjediset që ofron shkolla për një arsimim bashkëkohor sipas standarteve ndërkombëtare dhe inovacionit.
  • Për tu bërë pjesë e kësaj shkolle, nxënësi i nënshtrohet një provimi pranimi, i cili zhvillohet në muajin prill. Provimi i pranimit zhvillohet për klasat e 8-ta dhe të 9-ta. Provimi bazohet mbi kurrikulën aktuale të këtyre klasave. Në bazë të pikëve të fituara në provimin e pranimit përcaktohen nxënësit fitues dhe përqindjet përkatëse të zbritjes së tarifës së shkollimit.
  • Nxënësit fitues bëjnë regjistrimin në shkollë dhe firmosin kontratat e duhura njëvjeçare.
  • Dokumentacioni që nevojitet për regjistrim:

Shkolla 9-vjecare:

Çertifikate Personale

Fotografi (2 Copë)

Dëftesë e risigluar e shkollës 9 – vjeçare (nga DAR/ZA përkatëse)