Modeli i Kurrikulumit


MODELI I KURRIKULUMIT

Në shkollen tona mësimdhënia zhvillohet në tre gjuhë; anglisht, turqisht dhe shqip. Si gjuhë me zgjedhje është gjermanishtja. Në vitin e parë të shkollës së mesme ndiqet një program kryesisht i fokusuar mbi mësimin e gjuhës angleze dhe turke. Në përfundim të këtij viti nxënësit kanë mundësi t’i shkruajnë dhe t’i flasin këto gjuhë në mënyre perfekte. Është për t’u theksuar suksesi i arritur nga nxënësit tanë në provime ndërkombëtare si TOEFL, SAT apo në provime të ngjashme të gjuhëve të huaja. Pas këtij suksesi fshihet jo vetëm cilësia e arsimit, por edhe aftësia e popullit shqiptar në mësimin e gjuhëve të huaja.


PARIMET E ARSIMIT NË INSTITUCIONIN TONE

  • Realizimi i programit të miratuar nga MASH pa bërë asnjë dallim bindjeje, fetare, racore dhe gjinie
  • Ofrimi i një mësimdhënieje me nivel të lartë akademik që përmbush të gjitha kërkesat e nxënësve
  • Mësimi në mënyrë perfekte i gjuhës angleze dhe turke si dhe mësimi i mjaftueshëm për një komunikim ditor i gjuhës gjermane.
  • Zbatimi i teknologjisë bashkëkohore
  • Praktikimi i teorisë duke përdorur laboratorët me pajisje moderne
  • Përgatitja e nxënësve në mënyrë që t’i shprehin mendimet e tyre rrjedhshëm në gjuhën letrare të folur dhe të shkruar.